Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Uells, ku sipas Sky News, një qen i racës pitbull e ka sulmuar për vdekje një 10 vjeçar, transmeton Kosova Post.
Një 28 vjeçare, pronare e qenit, u arrestua nga policia me akuzën se nuk e ka mbajtur nën kontroll kafshën.
10 vjeçari Jack Lis, u sulmua ndërsa po shkonte në shtëpinë e një shokut të tij. Agjentët e policisë të cilët ndërhynë vendin e tragjedisë, vranë qenin.
Drama e vërtetë ndodhi shumë pranë shtëpisë së djaloshit. Qeni i shpëtoi nga dora pronares, për ta sulmuar vogëlushin, derisa e mbyti me kafshime.
Policia ka nisur hetimet dhe mori në pyetje dy persona të tjerë të cilët shkuan vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.
Agjentët e policisë kërkuan kufizimin e qarkullimit të informacioneve në rrjetet sociale për të mos penguar hetimet. Sipas Sky News, policinë e njoftoi shoku i djaloshit, por që ata nuk arritën të bëjnë asgjë, pasi që ai veç kishte ndërruar jetë nga kafshimet./KosovaPost/