Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në Lipjan, transmeton Kosova Post.
“Lipjan 23.11.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur dhe e ka dëbuar nga shtëpia viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Për më shumë thuhet se “pas konsultimit me prokurorin kujdestar, viktima është strehuar te një i afërm, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/