Sali Berisha i shkruan letër të hapur ambasadorit britanik në Tiranë të cilit i kërkon sqarime për shpalljen non grata. Berisha thotë se ky është një skandal i rëndë dhe akt korruptim që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.
Ai flet edhe për heshtje të ambasadorit britanik, ndaj atyre që i cilëson rekordet më të zeza të narkoqeverisë.
Sali Berisha i ben thirrrje qeverise britanike të paraqesë prova dhe fakte para drejtësisë për shpalljen e tij non grata. Permes një letre drejtuar ambasdorit të Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith, Berisha i quan akuzat e ngritura ndaj tij si shpifje vulgare pa asnjë argument.
“Kjo përbën një skanadal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverise më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. Me këtë rast, dua t’ju siguroj, Ju dhe qeverinë e Madhërisë së Saj, për të cilën ruaj respekt të vërtetë, se me të gjitha mundësitë e mia modeste, nuk do rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre”
Berisha i kujton diplomatit britanik ne Tiaren dhe çështjet ndaj qeverise Rama.
“Shkeëlqesia juaj, nuk po ndalem të komentoj akuzën Tuaj politike për lidhjet e mia me krimin, pa sjellë asnjë fakt, sepse për këtë flet shumë më gjate e më thellë, heshtja Juaj për rekordet më të zeza të narkoqeverisë që po zbraz Shqipërinë më shumë dhe më shpejt se një luftë. Por, iu bëj me dije se jeni zyrtari i parë në botë që e thoni një gjë të tillë, dhe se akuza të tilla nuk janë artikuluar ndonjëherë as nga kundërshtarët e mi, lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo ditë”
Ne lidhje me mbrojtjen ndaj Damir Fazlic, ish këshilltari elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, kur ndaj tij dolën prova inkriminuese, ish kryeministri -Sali Berisha i kërkon ambasadorit të japë sqarime.
“E gjej tendencioz dhe absurd përdorimin për akuza ndaj meje të emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, dhe që nuk ka përfituar kurrë as dhe një cent nga qeveria ime, dhe që pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri”
Sipas Ish-kryeministrit e gjitha kjo përbën një fyerje për çdo shqiptar britanik, e europian, që beson në presumimin e pafajësisë, parim ky i sanksionuar që nga Carta Magna.