Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha sot se ‘Serbia nuk është kancer i Evropës’, por kancerogjene është deklarata e Vjosa Osmanit që tregon qartë natyrën e institucioneve të Kosovës dhe ndikimin e tyre ‘malinj’ në rrënimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, transmeton Kosova Post.
Ky reagim i Petkoviqit, vjen pasi që Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është kanceri i Evropës, për rolin destabilizues që ka në rajon.
Petkoviq, thekson se synimi i Presidentes Osmani, është që përmes deklaratave anti-serbe të provokoj një krizë të re në Kosovë dhe të imponohet si faktor i rëndësishëm politik në Prishtinë,shkruan tanjug.