Sekretari i OVL e UÇK’së, Faton Klinaku i ka reaguar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, pas deklaratës së tij se “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”
Klinaku ka shkruar në Facebook se kjo deklaratë e Metës është huqje e madhe.
“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Kujtojmë se dje President i Republikës Ilir Meta, ashpër nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit sipas abcnews, është shprehur se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.
“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Kreu i Shtetit shqiptar.