Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), për sa u përket të infektuarve me COVID-19, shkruan Kosova Post.
Ky është raporti i plotë:
01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 27.404.