Personat e armatosur u raportua se kanë sulmuar komunitetet Gudan-Maidawa, Tsauni, Gudan-Baushi, Gidan-Adamu dhe Wari, transmeton Kosova Post.
Persona të armatosur vranë të paktën 35 fshatarë të pambrojtur në shtetin veriperëndimor Zamfara, njoftuan burimet policore në Nigeri, shkruan AA.
Personat e armatosur u raportua se kanë sulmuar komunitetet Gudan-Maidawa, Tsauni, Gudan-Baushi, Gidan-Adamu dhe Wari.
Fshatarët janë vrarë si hakmarrje për vdekjen e dy prej anëtarëve të grupit të armatosur nga një fraksion një ditë më parë, sipas zëdhënësit të policisë Zamfara Muhamed Shehu.
Kanë filluar ndjekjet për të arrestuar autorët, shtoi Shehu.