Catherine Majorga, dikur modele dhe tani mësuese, nuk ka hequr dorë nga akuzat se ajo u përdhunua nga Cristiano Ronaldo 12 vjet më parë në Las Vegas, raporton Kosova Post.
Sipas historisë së Majorga-s, gjithçka ndodhi në një hotel, dhe tani amerikania po kërkon dëmshpërblim të madh nga futbollisti i famshëm, një shumën që arrin në 60 milion dollarë!
Se ka diçka të vërtetë në këtë histori, konfirmon fakti se Ronaldo donte të merrej vesh me Catherine-n në 2010 dhe i pagoi asaj një vlerë prej 350,000 dollarësh jashtë gjykatës, pas akuzave që ai e përdhunoi atë.
Sidoqoftë, Catherine Majorga tani thotë se nuk ishte në vete kur ra dakord për një zgjidhje të atillë, jashtë gjykatës dhe tani po kërkon 60 milion shtesë.
Më saktësisht, mësuesja dhe ish-modelja kërkon 20 milion për dhimbjen, për pasojat psikologjike në të ardhmen – po ashtu 20 milion, 20 të tjera për gjykatën si dhe mbulimin e kostove të tjera, shkruan shkruan Daily Mail.
Publiku britanik po merret me Ronaldon këto ditë pasi shkruajti se ai mund të bëhet një futbollist i Manchester United në verë. Por rikthimi i historisë, e ka tronditur atë.
Modelja pranoi se ajo vullnetarisht pranoi të shkonte në dhomën e futbollistit portugez, por që ajo nuk dëshironte të kishte një lidhje.
Në disa raste, Cristiano mohoi historitë në lidhje me përdhunimin, prokuroria nuk filloi procedurat sepse përcaktoi se pretendimet e Majorga-s nuk mund të provoheshin pa dyshim të arsyeshëm, kështu që ajo duhej të fillonte një proces civil./KosovaPost/