Shefi i gjyqësorit i Iranit dhe kandidati kryesor konservator, Ebrahim Raisi, ka rezultuar fitues në zgjedhjet presidenciale të vendit, transmeton Kosova Post.
Sipas numërimit paraprak të 28,6 milionë votave të hedhura, Raisi kryeson me 17,8 milionë, ndjekur nga Mohsen Rezaei me 3,3 milionë, Abdolnasser Hemmati me 2,4 milionë dhe Ghazizadeh Hashemi me një milion vota, sipas Ministrisë së Brendshme.
Numërimi i votave ende është duke vazhduar, ndërsa njoftimi përfundimtar është në pritje, por raportet sugjerojnë që Raisi do të fitojë zgjedhjet me një diferencë të madhe.
Që të tre kandidatët rivalë në zgjedhje kanë bërë deklarata të ndara duke uruar Raisin për fitoren e tij elektorale, duke e quajtur atë “përcaktimi i popullit” dhe “presidenti i zgjedhur”.
§Në një deklaratë, sfiduesi i tij kryesor reformatori dhe ish-bankieri i lartë AbdolNaser Hemmati, kërkoi nga Raisi që të punojë për “shpresën, paqen dhe mirëqenien” e njerëzve.
Dy kolegët e tij konservatorë, ish-shefi i IRGC-së Mohsen Rezaei dhe ish-nënkryetari i parlamentit Ghazizadeh Hashemi, gjithashtu e përgëzuan atë.
Rezaei, në një deklaratë, bëri thirrje për një “qeveri të fortë dhe popullore” që punon për “zgjidhjen e problemeve të njerëzve”.
Presidenti Hassan Rouhani gjithashtu e përgëzoi Raisin, pa ia përmendur emrin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Meqenëse nuk është shpallur ende zyrtarisht, unë do të pres për urimet zyrtare”, tha Rouhani gjatë një takimi qeveritar. “Por është e qartë se kush mori numrin më të madh të votave dhe ai do të marrë presidencën për 45 ditë”, shtoi ai.
Kryetari i parlamentit Baqer Ghalibaf përgëzoi udhëheqësin suprem të Iranit Ali Khamenei për atë që ai e quajti “pjesëmarrje të lartë të qytetarëve” në zgjedhjet e së premtes.
Ende nuk ka shifra zyrtare rreth pjesëmarrjes së votuesve dhe diferencën e fituesit. Ministria e Brendshme pritet të dalë me një njoftimin zyrtar sot pasdite.
Sipas disa vlerësimeve të konservatore, pritet që Raisi të marrë mbi 50 për qind të votave, i ndjekur nga Rezaei, Hemmati dhe Hashemi.
Sipas vëzhguesve, raundi i dytë i zgjedhjeve nuk duket si një mundësi.
Të premten, pas ankesave për vonesa të hapjes të disa qendrave të votimit, vendet e votimit mbetën të hapura deri natën vonë.
Ndërsa rezultati do të shpallet sit, qeveria në fuqi do të vazhdojë në detyrë deri në fillim të gushtit.