Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njoftuar se duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me COVID-19, subjekti që ai e drejton, ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta kufizojë në pesë ditë, transmeton Kosova Post.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Lexoni të plotë postimin:
Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.
Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.
Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.
Na priftë e mbara! . /KosovaPost/