Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ftuar në një debat të organizuar nga FOL, ka treguar për përgatitjet e partisë që ai e udhëheqë, për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtë, shkruan Kosova Post.
“Unë kam insistuar ta bëjë këtë proces shumë herët dhe kam nisur procese vlerësimi” – tha Abdixhiku, duke iu referuar fazave parapërgatitore për këto zgjedhje.
Abdixhiku ka folur edhe për kandidatin për Prishtinën.
“Njëra prej kandidaturave më me bujë të LDK-së ka qenë Përparim Rama, që është prezantuar si kandiatur e parë e LDK-së” tha Abdixhiku, duke e specifikuar më tej se “Pëparimi është e pjesë e LDK-së do të garojë si LDK.”
Me këtë Abdixhiku e qartëson edhe njëherë për opinionin publik, pozicionin e kandidatit Rama. Ky i fundit, një natë më parë, gjatë një interviste të dhënë për emisionin RUBIKON – me Adriatik Kelmendin, tha ndër të tjera që është “kandidat i pavarur”.
Megjithatë, Rama e përmirësoi vetveten pak orë më vonë, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook:
Abdixhiku vuri në dukje edhe rolin e Ramës, i cili sipas tij “nuk ka ardhë me u marrë me dialog, ai merret me kryeqytetin, me Prishtinën.”
“Atë keni me dëgju si me i rregullu parkingjet, si me i rregullu parqet…, hapësirat gjelbëruese në Prishtinë”, duke theksuar se kryeqytetit i duhet një menaxher.
Abdixhiku u shpreh i sigurt se Rama, do ta fitojë këtë garë dhe do t’iu shërbejë kryeqytetaseve./KosovaPost/