Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB, janë shtuar zërat që t’i epet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Korit për shuarjen e këtij misioni në Kosovë, i është bashkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.
Këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.
Në një postim, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të ShBA-së në OKB Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin.
“Ngjarjet e fundit përsëri dëshmuan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin, siç është përcaktuar në krye të herës. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së misionit.”
Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se duhet dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme./KosovaPost/
“Recent events again demonstrated that UNMIK has fulfilled its purpose as outlined in the original mandate. We should acknowledge this reality and move toward its closure.”https://t.co/vJrNtzDw5P
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 16, 2021