Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 10 raste të reja pozitive me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Sipas këtyre të dhënave, situata është si vijon:
ℹ Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 232.