Duda Balje nga Unioni socialdemokrat ka thënë se kanë pasur një takim shumë konstruktiv me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se do ta japë përkrahjen e saj për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit.
“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakeve në Kosovë. Kam japë përkrahjen time për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit”, ka thënë Balje.
Tutje Balje ka thënë se nuk ka pasur nevojë për të biseduar për kushte sepse, siç tha ajo, menjëherë kanë marrë dritën e gjelbër për shumicën e kërkesat që ka pasur për boshnjakët në Kosovë.
“Unë do të votoj për zonjën Vjosa për presidente. Nuk kemi pasur nevojë për të biseduar për kushte sepse menjëherë kemi marrë dritën e gjelbër për shumicën e kërkesat që kam pasur për boshnjakët këtu në Kosovë dhe për forcim të lidhjes së boshnjakëve në regjion përfshirë edhe Bosnjën”, tha Balje.