Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar t’i epet fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë, transmeton Kosova Post.
“Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë.
Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale” – ka shkruar Haradinaj.
Thirrja e tij pason pas asaj të presidentes Vjosa Osmani, e cila i këshilloi aleatët ndërkombëtar dhe vetë OKB-në, që mjetet për UNMIK-un t’i shfrytëzojnë në diçka më të vlefshme./KosovaPost/