Edhe Japonia i kërkon takim me Kim Jong Un

Edhe Japonia i kërkon takim me Kim Jong Un

Japonia është e gatshme për të mbajtur një samit në mes të kryeministrit, Shinzo Abe dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka njoftuar ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono.

“Ne dëshirojmë të mbajmë një samit Japoni-Kore Veriore, në të cilin do të diskutohet zgjdhja e çështjes së rrëmbimit”, u ka thënë Kono gazetarëve në Seul, pas një konference të përbashkët me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo dhe atë jugkorean, Kang Kyung Wha.

Japonia akuzon Korenë Veriore për rrëmbimin e të paktën 17 qytetarëve japonezë në vitet 1970 dhe 1980. Japonia pretendon se Phenjani ka pasur synim që t’i përdorë ata persona për t’ua mësuar agjentëve të saj gjuhën dhe kulturën japoneze.

Pesë nga ata janë kthyer të gjallë në Japoni më 2012, mirëpo Phenjani ka thënë se tetë të tjerë kanë vdekur, derisa fati i të tjerëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

Phenjani ka pretenduar vazhdimisht se çështja është zgjidhur.

Tokio po ashtu dëshiron që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore dhe raketat ndërkontinentale, mirëpo edhe nga raketa me rreze të shkurtë dhe mesme veprimi, të cilat mund të godasin Japoninë dhe Korenë Jugore.

Gadishulli Korean ka qenë nën okupimin e Japonisë në periudhën 1910-1945./REL

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra