Komuna e Lipjanit ka ndarë 100 e 45 mijë euro për rregullimin e shtratit të një lumi, i cili nuk ekziston fare, transmeton Kosova Post.
Banorët e fshatit Kraishtë, shprehen të befasuar duke e konfirmuar faktin se lumi nuk ekziston.
“Une jom i ardhun k’tu, qe 50 vjet lum s’kom pa. E ma heret nuk e di!” – ka thënë një banor i fshatit për ATV-në.
“Nuk e di qysh osht puna, ama lum s’ka!” – është shprehur një tjetër banor.
Ndërkaq nga komuna thonë se ky ka qenë një gabim teknik të cilin e kanë përmirësuar më vonë.
Për më shumë, shihni videon: