Vendi ynë është duke u përballur me disa vatra të zjarrit, me të cilat janë duke luftuar me të gjitha forcat, institucionet relevante, raporton Kosova Post.
Komuna e Gjilanit i është bashkuar radhës së institucioneve, të cilat kanë bërë thirrje për kujdes në këto ditë vape.
Ky është postimi i plotë:
“Gjilani apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm
Gjilan, 3 gusht 2021- Komuna e Gjilanit ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.
Komuna e Gjilanit njofton se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren në vazhdimësi për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.
Gjithashtu, Komuna ju përkujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.”
Për çdo rast, eventualitet komuna ka shpërndarë edhe disa numra të telefonit: 193 dhe 112./KosovaPost/