Kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK) nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, ka shprehur gatishmëri për të votuar formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin si presidente.
Pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin, ai tha se do të jenë konstruktiv në konstatimin e institucioneve.
“IRDK-ja është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë pro formimit të qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, tha ai.
Në vazhdën e takimeve konsultuese për formimin e institucioneve, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani gjatë tërë ditës kanë takuar përfaqësues të komuniteteve jo shumicë./kp