Një dokument i publikuar nga mediumi slloven Necenzurirano, e ka trazuar tërë Ballkanin sot paradite, shkruan Kosova Post.
Në këtë dokument flitet për idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa si opsion përmendet edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Serbia e madhe, por edhe Shqipëria e Madhe” – shkruan mediumi serb Blic. Artikulli jep detaje nga të dhënat që i ofron mediumi i njohur slloven. Artikulli i Blic-it, po ashtu përmend serbët e Kosovës, për të cilët thotë se, sipas dokumentit, është menduar një zgjidhje për ta.