Guillermo Maripan ka lënë të shtangur Lionel Messin, me një lëvizje të cilën e vë në funksion shpesh ky i fundit, shkruan Kosova Post.
Argjentina u përball me Kilin në një ndeshje të vështirë, të cilën nuk ia doli ta fitojë plotësisht.
Kundërshtarët ndanë pikët, ndonëse argjentinasve iu priu Messi, me një gol të shënuar në minutën e 33-të.
Goli i Messit u shënua nga një goditje e lirë, por pjesa e dytë e zhvleftësoi atë, pasi kilianët zbutën rezultatin me një gol të shënuar në minutën e 57-të.
Momenti kur Maripan ia mori topin Messit, ndërsa ky i fundit bënte përpjekje për t’u futur më thellë në zonën e kundërshtarit, mori vëmendje të madhe.
Videot nga ky moment, janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ky është momenti: