Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht aktivist i këtij subjekti politik, Eman Rrahmani, teksa ka komentuar mos-pocedimin e pagave për personelin mësimdhënës që ishin angazhuar në grevë, krahas kërkesës për kompenzim të orëve mësmore, ai poashtu ka apeluar tek qeveria që ta revidojë vendimin për t’i ndëshkuar mësimdhënësit, raporton Kosova Post.
Këtë reagim ligjvënësi i zëshëm e ka artikuluar përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, shkruan ai.