Një familje braziliane që erdhi për të parë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar 2022 u bë myslimane pasi që u njoftua me fenë Islame, transmeton KosovaPost.
Duke pritur Kupën e Botës 2022, Katari e gjunjëzoi botën duke mbajtur qëndrimin e tij të vendosur ndaj rregullave islame.
Katari është shteti i parë i cili nuk lejon përdorimin e alkoolit në stadiume, dhe nuk lejoi as propagandën LG-BT-së.
Nga ana tjetër, katarianët organizuan aktivitete për tifozët që vinin për të ndjekur ndeshjet për të promovuar Islamin.
Nëpër stadiume u shpërndanë fletushka për njohjen e Islamit.
Pas qindra familjeve evropiane që pranuan Islamin javën e fundit në Katar, dje është nderuar me Islamin edhe një familje braziliane.
Familja braziliane, e cila u konvertua në Islam, shprehu ndjenjat se “Islami depërton te njerëzit” vetëm pasi që lexojnë dhe ta njohin fenë islame./KosovaPost/.