Edhe një telefon i ri nga Samsung

Edhe një telefon i ri nga Samsung

Gjiganti i teknologjisë Samsung, ka vendosur të unifikojë emërtimet e pajisjeve Galaxy. Së pari ishte Note, pastaj seria A dhe në fund pajisjet e avancuara të serisë S.

Tani, një pajisje e re nga seria J me emrin kodues SM-J720F është shfaqur në uebafaqet e njohura Geekbench dhe GFXBench, transmeton koha.net. Kjo mund të jetë Galaxy J8 (2018).

Sipas këtyre dy uebfaqeve, SM-J720F pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion HD (1280 x 720 pikselë), procesor Exynos 7885 me tetë bërthama, grafikën Mali G-71, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, SM-J720F pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, të dyja mund të incizojnë video me rezolucion Full HD.

Sa i përket sistemin operativ, sipas këtyre uebfaqeve, Galaxy J8 (2018) do të punojë me Android 8.0 Oreo. Nëse ky telefon lansohet para MWC 2018, atëherë ky do të jetë pajisja e parë e Samsungut me këtë sistem të ri operativ.

You may also like

Bajrami është ndjerë i shokuar me deklaratën se në BIK janë shfryëzuar nxënëset seksualisht

Analisti Mustafa Bajrami është shprehur i shokuar teksa