Për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në dhe rreth Ukrainës, Norvegjia do të jap kontributin e saj në përforcimin e forcave të NATO-s në Lituani, me 50 deri në 60 ushtarë, konfirmoi sot ministri norvegjez i Mbrojtjes Od Roger Enoksen, transmeton Kosova Post.
“Shtimi i numrit të forcave të armatosura ruse në kufi me Ukrainën dhe kërkesat e Moskës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës kanë ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë. Kjo gjithashtu prek Norvegjinë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën”, ka deklaruar Enoksen, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet në njoftim se ushtarët norvegjezë do të qëndrojnë në Lituani për tre muaj, porse qëndrimi i tyre mund edhe të zgjatet.