Gjigandi i mediave sociale Facebook, njofton se punonjësit e tij mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe pasi të mbarojë lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19), transmeton Kosova Post.
Zyrtarët e Facebook-ut, përmes një deklarate u shprehën se punonjësit mund të aplikojnë për të punuar vazhdimisht në distancë pas epidemisë, me kusht që kërkesat e tyre të miratohen edhe nga drejtorët e tyre.
Në deklaratë u tha gjithashtu se puna në distancë është ‘e ardhmja’.
Brynn Harrington, nënkryetar i zhvillimit në Facebook, deklaroi se disa punonjës ishin ‘me të vërtetë të suksesshëm’ gjatë punës nga shtëpi dhe do të donin ta bënin këtëedhe në të ardhmen.
Themeliuesi i Facebook Mark Zuckerberg, gjithashtu deklaroi se në maj se 50 për qind e punonjësve të kompanisë do të mund të punojnë nga distanca edhe 5 apo edhe 10 vitet e ardhshme./KosovaPost/.