Edhe pas takimit Trump, Kim Jong, sanksionet për Korenë e Veriut mbeten në fuqi

Edhe pas takimit Trump, Kim Jong, sanksionet për Korenë e Veriut mbeten në fuqi

‘Asnjë sanksion vendosur mbi Korenë e Veriut deri në denuklearizimin e saj të plotë’, thotë sekretari i SHBA, Mike Pompeo.

Ky i fundit është prononcuar në një konferencë shtypi në Seul me homologët e tij koreanojugor dhe japonez. Kjo deklaratë vjen pas takimit historik në Singapor të presidentit Trump me Kim Jong-un.

Liderët e të dy vendeve firmosën marrëveshjen për ndërtimin e marrëdhënieve të reja. Kim gjithashtu rikonfirmoi premtimet e mëparshme, si marrëveshjen e bërë pak kohë më parë me Korenë e Jugut më herët gjatë vitit, për të punuar bashkarisht për denuklearizimin e gadishullit Korean’.

Por ka patur dyshime të mëdha rreth marrëveshjes, me vëzhgues që ngrinin pikëpyetje mbi atë se si Korea e Veriut do të mund të hiqte dorë nga armët bërthamore dhe se si mund të verifikohej një proces i tillë.

Trump ka thënë pas takimit ‘historik’, se ‘sanksionet, të cilat e kufizojnë shumë Korenë e Veriut për të bashkëvepruar me vendet e tjera të botës, do të mbeten në fuqi derisa armët bërthamore të mos jenë më një faktor’, por është e paqartë se çfarë donte të thoshte saktësisht presidenti amerikan

Related Posts

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën