Megjithëse martesa e tyre ka përfunduar, Kim Kardashian vazhdon ta mbështesë Kanye West. 40-vjeçarja mori pjesë bashkë me fëmijët në festën e organizuar për publikimin e albumit të ri të reperit, që u mbajt në Atlanta.
Burimet thanë se Kanye foli me Kim para shfaqjes, madje ai ka shkruar dhe një këngë që flet për martesën e tyre. Motra e Kim, Khloe Kardashian gjithashtu zbuloi se ajo ishte në event teksa publikoi video nga makina gjatë rrugës për në stadium.
Fansat kanë qenë duke pritur me padurim për albumin “Donda”, emëruar në nder të nënës së ndjerë të reperit, pasi u shty për një vit. Ky është albumi i 10-të i reperit amerikan dhe do të dalë në treg ditën e sotme. /abcnews.al