Nesër do të nisë vaksinimi anti-covid-19 në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në Facebook, përcjell Kosova Post.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19” njoftoi kreu i qeverisë shqiptare.
Procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh.