Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, edhe një herë ka provuar t’i sensibilizojë qytetarët e vendit, rreth rëndësisë së vaksinimit, transmeton Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, ai ndër të tjera ka shkruar se vaksinimi do të thotë “të duash veten dhe tjetrin!”
Ky është statusi i tij i plotë:
“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal, pjesë e 220 mijë vaksinave, sasia tjetër e të cilave pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatëzëna.
Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë me intensitet vaksinimi antiCovid💉 në çdo qendër shëndetësore në vend.
Koha për VAKSINIM është TANI, për të shmangur riskun e shtimit të infeksioneve që sjell dhe stina e dimrit, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve.”