Egjipti dërgoi një numër të madh të pajisjeve të ndërtimit në Gaza për t’u përdorur në heqjen e mbeturinave të ndërtesave të shkatërruara në sulmet e Izraelit. Gjithashtu u deklarua se Egjipti do të dërgojë pajisje shtesë në ditët në vijim, transmeton Kosova Post.
Duke deklaruar se grumbulli i rrënojave i krijuar për shkak të sulmeve është rreth 200 deri në 300 mijë tonë, Ministri palestinez El-Askeri, vuri në dukje se një delegacion egjiptian i inxhinierëve është aktualisht në Gaza për të monitoruar punën e heqjes së mbeturinave.
Po ashtu El Askeri shtoi se Egjipti do të dërgojë pajisje shtesë në ditët në vijim nëse është e nevojshme.
Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj, në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamasin.
Në sulmet izraelite në Gaza, 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën, 1948 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u bënë të papërdorshme./KosovaPost/.