Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për komunën e Podujevës – Ekrem Hyseni, e ka shpallur fitoren në këto zgjedhje, transmeton Kosova Post.
Aktualisht, në uebin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Zgjedhjet2021, figuron se në këtë komunë janë procesuar 96.40% të vendvotimeve.
Në bazë të kësaj përqindjeje, Hyseni prinë me 44.29% të votave, i ndjekur nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, me 43.98%.
Sipas të gjitha gjasave në këtë komunë do të ketë balotazh, mirëpo kjo nuk e ka penguar Hysenin t’i falënderojë votuesit, duke shtuar madje se:
“Nga puna do të fillojmë qysh nesër”, duke i siguruar votuesit se fitorja do t’ju takojë atyre.