Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    ARRSH: Rekomandohet që kalimi në këto akse të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave

    ARRSH: Rekomandohet që kalimi në këto akse të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave

    Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, për pak ditë fillon ngrohja e banorëve

    Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, për pak ditë fillon ngrohja e banorëve

    Nuk respektuan ligjin kundër COVID-19, policia gjobitë 457 qytetarë

    Brenda një dite 649 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19

    Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së

    Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së

    Prishtinë: Rrahet polici gjatë inspektimit për masat anti-Covid

    Prishtinë: Rrahet polici gjatë inspektimit për masat anti-Covid

    Shkon për ta vizituar vajzën, ish-bashkëshortja e ther me thikë

    Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë

    Ish-deputeti i PDSH-së nga Tetova, i bashkohet AAK-së në listën për deputet

    Ish-deputeti i PDSH-së nga Tetova, i bashkohet AAK-së në listën për deputet

    Edhe një aderim tjetër në PDK

    Edhe një aderim tjetër në PDK

    Defekt në gypin e furnizimit të ujit, disa fshatra në Gjakovë mbesin pa ujë

    Defekt në gypin e furnizimit të ujit, disa fshatra në Gjakovë mbesin pa ujë

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 16 janar

    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik,15 janar

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik,13 janar

    Kalendari historik, 27 tetor

    Kalendari historik, 12 janar

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 11 janar

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 10 janar

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 9 janar

    Kalendari historik

    Kalendari historik,8 janar

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Të Fundit

Ekskluzive: Ali Ahmetit do ti jepet titulli Doctor Honoris Causa

2 muaj më parë
në Të Fundit
Ali Ahmeti nesër intervistohet nga Gjykata Speciale
Share on FacebookShare on Twitter

Në bazë të nenit 184 të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe neneve 264 dhe 265 të Statutit të Universitetit të Tetovës, Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit Juridik në bazë të vendimit për pranimin e Nismës së Rektorit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti për ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për z. Ali Ahmeti, e formoi Komisionin recensues, në përbërje:

Prof. Dr. Vullnet Ameti – kryetar

Prof. Dr. Shezai Rrokaj – anëtar

Lexo Edhe:

Ministrat dhe funksionarët e lartë të BDI-së, ia festojnë ditëlindjen Ahmetit

Ali Ahmetin nderohet me titullin Doctor Honoris Causa: Ky titull i dedikohet te gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të arsimit

Prof. Dr. Arsim Bajrami – anëtar

Për këtë qëllim, si anëtarë të Komisionit recensues, kemi kënaqësinë dhe nderin e veçantë që deri tek organet e Universitetit ta paraqesim këtë:

REFERAT për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa për z. Ali Ahmeti Universiteti i Tetovës është ndër arritjet më të mëdha në historinë politike dhe kulturore shqiptare. Ai është vlerë e shenjtëruar për botën shqiptare, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ky universitet, me veprimtarinë arsimore, shkencore, kulturore, shoqërore dhe emancipuese, ka ndikuar dhe ndikon fuqishëm në ngritjen kulturore dhe qytetare të kësaj pjese shumë të rëndësishme të kulturës dhe historisë sonë.

Me Universitetin e Tetovës bota shqiptare është bërë më e pasur kulturalisht dhe i janë hapur dritare të reja, nëpërmjet të cilave e shohim reflektimin e vlerave të krijuara nga gjenitë e botës.

Nëpërmjet UT-së në botën tonë arrijnë dijet dhe përvojat e reja prej qendrave të ndryshme shkencore, kulturore dhe artistike.

Prej themelimit dhe deri te zyrtarizimi i UT-së, si universitet publik, në vizionin e drejtuesve të këtij altari të dijes dhe të stafit akademik ka qenë respektimi, vlerësimi dhe nderimi i personaliteteve të jetës publike, shkencore, kulturore, arsimore e historike, të cilët me punën, përkushtimin dhe idealizmin e tyre kanë lënë shenjë të përgjithmonshme në pllakat më të ndritshme të historisë sonë.

Duke nderuar dhe vlerësuar angazhimin e emrave më të ndritur të kulturës, shkencës, shoqërisë e historisë, por edhe të personaliteteve të huaj, që kanë dhënë kontribut të çmuar për të mirën e përgjithshme, u shprehim atyre respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë, njëkohësisht përçojmë te brezat më të ri kumtin për domosdoshmërinë e mbajtjes gjallë të frymës së përgjegjësisë dhe përkushtimit për jetën e përbashkët, që është vlerë e popujve të qytetëruar.

Në këtë universitet, që është lartësuar nëpërmjet ngulmimit, sakrificës dhe idealizmit të arsimdashësve, përherë janë përkrahur dhe nxitur projekte për bashkëpunim cilësor kulturor e shkencor ndërmjet hapësirave shqiptare, sepse në vizionin tonë kultura shqiptare është unike dhe shtrihet përtej kufijve shtetërore. Njëkohësisht janë nxitur e përkrahur projekte për bashkëpunime ndërkulturore dhe ndëretnike, me synimin që kjo botë të jetë më e paqme dhe më e denjë për të jetuar. Vetëm nëpërmjet shkëmbimeve të vlerave kulmore pasurohen sistemet kulturore dhe krijohen ura afrimi e miqësie ndërmjet njerëzve dhe kombeve.

Universiteti i Tetovës, si kurorëzim i idealit të shumë brezave, është lartësuar me përpjekjen e përbashkët të popullatës, intelektualëve, faktorit politik shqiptar e ndërkombëtar, të diasporës, humanistëve dhe filantropëve të trevave tona. Në mesin e personaliteteve që ka dhënë kontribut 2 të çmuar për zyrtarizimin dhe lartësimin e Universitetit të Tetovës është edhe z. Ali Ahmeti, të cilin sot e propozojmë për titullin e lartë Doctor Honoris Causa.

Për t’i zbatuar të gjitha procedurat ligjore dhe statutare, jemi përpjekur ta hartojmë referatin për këtë ngjarje të veçantë, që për ne, si Komision recensues, ka qenë kënaqësi dhe privilegj.

Nëpërmjet këtij vlerësimi, komunitetit akademik dhe opinionit publik ia përçojmë mesazhin fisnik se Universiteti i Tetovës di t’i çmojë figurat e rëndësishme jo vetëm të sferës shkencore, kulturore, artistike e arsimore, por edhe të sferës publike e politike.

Me këtë Referat, që përmban pjesën biografike, arsyetimin e dhënies së titullit dhe pjesën përmbyllëse, i propozojmë Senatit të Universitetit, që ta miratojë Vendimin për lauerimin e z. Ali Ahmeti Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës.

Të dhënat mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Ali Ahmeti, Ali Ahmeti është një nga figurat qendrore të zhvillimeve kombëtare dhe politike të fundshekullit të kaluar dhe të këtij shekulli.

Veprimtaria e tij shoqërore shumëdimensionale është rezultat i brumosjes së karakterit nga frymëzimi i veprimtarëve ndër dekada dhe mishërimit me fatin dhe synimet e kombit shqiptar.

Ali Ahmeti u lind më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës, Republika e Maqedonisë në një familje patriotike dhe arsimdashëse.

Veprimtaria e tij politike ka nisur herët, qysh në shkollë të mesme, kur bashkë me shokë e ngriti zërin për barazi dhe përdorimin e gjuhës shqipe në gjimnazin e vendlindjes së tij, në Kërçovë.

Në vitin 1979 Ahmeti i filloi studimet në Fakultetin Filozofik në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe u diplomua në vitin 1983.

Gjatë viteve të ndryshimeve të mëdha, 1981 dhe 1983, Ahmeti u përfshi në proceset kombëtare, si njëri nga bartësit e lëvizjes studentore, qëllimi i së cilës ka qenë përmirësimi i statusit politik të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Ai ishte pjesë e organizimit të protestave studentore në Prishtinë, aktivitet i cili përfundimisht trasoi rrugën dhe veprimtarinë e Ahmetit, por edhe rezultoi me arrestimin dhe dënimin me një vit burg për bindje politike.

Në vitet 1984/86, Ali Ahmeti u është bashkuar përpjekjeve për ripërtrirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986, Ahmeti u detyrua të kërkojë azil politik në Zvicër, ku edhe jetoi dhe veproi si koordinator i grupeve të ndryshme deri në vitin 2001.

Në vitet 1988/89 ai ishte njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve, të cilat për herë të parë e sfiduan më seriozisht regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Evropë. Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve, Ahmeti e ka gjetur në Lëvizjen Popullore të Kosovës si një nga bashkëthemelueset e paraardhëses së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa në vitin 1988 ai u zgjodh anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë speciale në sektorin ushtarak.

Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2001 Ali Ahmeti u zgjodh Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Pas Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruar në gusht dhe 3 shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të të njëjtit vit, Ahmeti u angazhua aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues, që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disejnuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themeloi Bashkimin Demokratik për Integrim dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtator të vitit 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë. Ali Ahmeti u zgjodh deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe aktualisht ushtron mandatin e tij të shtatë të deputetit.

Kontributi dhe bashkautorësia e z. Ahmeti mbi ndryshimet politiko-shoqërore në vend, përveç se me themelimin e dy ushtrive çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës, rezultoi edhe me ndryshimin e statusit juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, ndarjen territoriale dhe decentralizimin, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, punësimin e mbi 20 mijë administratorëve në të gjitha institucionet shtetërore, zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar shqiptar, zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, respektimin e veprave dhe kontributeve të të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit – duke ngritur lapidare në të gjitha trevat shqiptare, marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO, hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, demarkacionin e kufirit dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shumë projekte të tjera në drejtim të barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe emërimin e shqiptarëve në krye të Kuvendit, ministrive të mbrojtjes, të brendshme dhe të jashtme, gjykatave supreme dhe kushtetuese, avokatë shteti dhe populli, etj.

Arsyetimi i dhënies së titullit Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës Ali Ahmeti është dalluar:

 për veprimtarinë shoqërore dhe politike në dobi të kauzës kombëtare;

 për kontributin e çmuar për liri e barazi kombëtare, drejtësi sociale, sundim të ligjit dhe të së drejtës;

 për shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vlerave euro-amerikane.

 për orientimin e drejtë historik, kombëtar e qytetërues drejt vlerave themeltare perëndimore, që ka qenë vizion i elitave tona përgjatë historisë kulturore e politike shqiptare;

 për promovimin e paqes në vend dhe rajon;

 për promovimin e shumëllojshmërisë etnike, kulturore, gjuhësore, religjioze dhe politike, si vlerë qytetëruese dhe pasuruese për shoqëritë e lira e demokratike;

 për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e kapaciteteve demokratike në vend e rajon.

Motivimi për ta shpallur doktor nderi të UT është nxitur nga respekti ynë, si institucion:

 për kontributin e tij të shquar për çështjen kombëtare;

 për lirinë e popullit të Kosovës;

 për avancimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

 për angazhimin e vazhdueshëm në integrimin e vendit dhe rajonit në familjen euroatlantike;

 për institucionalizimin dhe modernizimin e Universitetit të Tetovës, si institucion publik i arsimit të lartë.

4 Vlerësojmë se Universiteti i Tetovës përherë ka qenë njëra nga çështjet parësore në vizionin, angazhimin dhe diskursin e tij prej se vepron në skenën politike e publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Propozim-vendim

Me sa u parashtrua më lart dhe duke u bazuar në personalitetin dhe aktivitetet tashmë të dëshmuara të z. Ali Ahmeti në fushën publike dhe politike dhe në spektrin e gjithmbarshëm shoqëror, që ndërthurin në vete shpirtin human, arsimdashës dhe kombëtar, Komisioni vlerësues jep miratimin për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës për z. Ali Ahmeti dhe njëkohësisht i propozojmë Senatit, si organ më i lartë i Universitetit, që vlerësimin tonë ta marrë në konsideratë dhe z. Ali Ahmetin ta shpallë Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës.

Si anëtarë të Komisionit vlerësues dhe në emër të Universitetit të Tetovës jemi të bindur se me

këtë akt përmbushim një detyrim moral e kombëtar dhe shprehim mirënjohjen tonë ndaj punës dhe veprës së palodhur të këtij personaliteti kombëtar.lajmemk

Etiketat: Ali AhmetiDoctor Honoris Causa
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

ARRSH: Rekomandohet që kalimi në këto akse të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave

ARRSH: Rekomandohet që kalimi në këto akse të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave

16 Janar, 2021
Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, për pak ditë fillon ngrohja e banorëve

Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, për pak ditë fillon ngrohja e banorëve

16 Janar, 2021
Nuk respektuan ligjin kundër COVID-19, policia gjobitë 457 qytetarë

Brenda një dite 649 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19

16 Janar, 2021
Edhe një futbollist kosovar transferohet në Ligën Ruse

Edhe një futbollist kosovar transferohet në Ligën Ruse

16 Janar, 2021
Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së

Analisti Dardan Islami i bashkohet AAK-së

16 Janar, 2021

Tjera nga rubrika

Rusi, shkon në mbi 961 mijë numri i rasteve me COVID-19

Franca shtrëngon masat, ndalohet lëvizja pas orës 18:00

20:13

Pas vërshimeve, Komuna e Vushtrrisë shpall gjendje të emergjencës civile

Pas vërshimeve, Komuna e Vushtrrisë shpall gjendje të emergjencës civile

17:43

Kosnett kujton viktimat e Masakrës së Reçakut

Kosnett kujton viktimat e Masakrës së Reçakut

11:17

NISMA: Pas vendimit të PZAP zyrtarisht jemi pjesë e Kuvendit

“PDK-ja u tregua e zgjuar që nuk e mori Nismën në koalicion, partia e Limajt nuk e kalon pragun”

18:46

Sassoli:Luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta afrojë Kosovën me BE-në

Sassoli:Luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta afrojë Kosovën me BE-në

12:13

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.