Skuadra e Manchester United është bërë me trajner të ri. Lajmi për zëvendësimin e Michael Carrick është bërë tashmë zyrtar, transmeton Kosova Post.
Gjermani Ralf Rangnick është emëruar si trajner, edhe zyrtarisht. I njohur për sukseset e tij në disa klube gjermane, ai e ka ushtruar edhe rolin e menaxherit dhe drejtorit sportiv.
Bienvenido al club, Ralf Rangnick 🇩🇪#MUFC
— Manchester United (@ManUtd_Es) November 29, 2021
Nën Rangnick, United pritet të këndellet dhe të rikthehet në luftën për titull.
“Ky është një lajm i keq për klubet e tjera rivale!” – tha para disa ditësh Jurgen Clop, ndërsa e komentoi ardhjen e Rangnick.
United veç është kualifikuar në fazën e tjetër në Ligën e Kampionëve, por për momentin ndodhet keq në renditje, në tabelën e Premier League-s./KosovaPost/