Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, ato do të mbahen më 17 tetor.
Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa ditë më parë presidentja ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Telegrafi merr vesh se tashmë është caktuar data e zgjedhjeve lokale dhe ajo është 17 tetori.
Ndryshe, ditë më parë në një konferencë për media u tha se Komisioni Qendror i Zgjedhje është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e vendit. /Telegrafi/