Ekskluzive: Pamje nga bastisja në shtëpinë e Burdushi

Ekskluzive: Pamje nga bastisja në shtëpinë e Burdushi

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD-ja e telefona mobil dhe vula.

Pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD-ja e telefona mobil dhe vula. Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje edhe prokurori Petrit Kryeziu, raporton Gazeta Express. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.