Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s do të jenë në gjendje të fitojnë në rast të një lufte të mundshme me Rusinë nëse ata përdorin të gjithë arsenalin e mundëshëm, shkruan eksperti Chris Osborne për revistën “National Interest”, transmeton Kosova Post.
Autori thekson se kushti i domosdoshëm për fitoren përveç platformës ushtarake I nevojshëm është edhe komunikimi me njëri tjetrin jo vetëm mes komandatëve por edhe ushtarëve.
Osborne për mënyrën komunkuese mes komandantë e ushtarëve, e dha shembullin konkret: ‘Një luftëtar polak takon anijet ruse në Detin Baltik, i dërgon koordinata një shkatërruesi amerikan, i cili menjëherë shkon për tu përballur me armikun dhe e sulmon atë me raketa anti-anije. Kjo taktikë e luftës tani për tani po vlerësohet nga Pentagoni dhe aleatët përendimor.
“Për operacione luftarake në shkallë të plotë, është e nevojshme të rritet maksimalisht përdorimi i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve. Një komunikim i tillë mund të sjellë fitoren e Aleatëve. Synimet duhet të identifikohen shpejt dhe të goditen menjëherë në mënyrë që të arrihet një avantazh strategjik,” theksoi Osborne.
“Shtetet e Bashkuara synojnë të zgjerojnë programin e shkëmbimit të të dhënave dhe të përfshijnë aleatët e NATO-s në të. Një bashkëpunim i tillë do të konsiderohet qëllimi kryesor taktik i luftës. Amerikanët dhe aleatët e tyre përballen me detyrën e sinkronizimit të sistemeve të ndryshme të komunikimit në një tërësi të vetme”, thotë Osborne, shkruan sputink. “Qëllimi i këtyre përpjekjeve është të zgjerojnë rrjetin multidomain dhe gjithnjë në zgjerim të komunikimit që lidh shërbimet amerikane me aleatët e Uashingtonit në NATO,” theksoi autori i artikullit./Kosova Post/