Nxënësit e Degës së Artit Figurativ, të Shkollës Maarif, dega në Prizren, kanë hapur ekspozitën “Art Exhibit -përtej ngjyrave” në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha”, shkruan Kosova Post.
Në hapje të ekspozitës, drejtori i Degës së Shkollës Maarif në Prizren, Mustafa Yilmaz, duke folur për angazhimin e nënësve dhe shkollës, tha se me aktivitetet tona në shumë fusha, sikur edhe kjo e sotme, që lidhet me artin, pretendojmë që të shtojmë vlerat e qytetit tonë edhe ashtu historik Prizrenit.
Tutje ka shtuar Yilmaz, se nuk janë të pakta sukseset tona në arsim dhe nxënie të diturisë edhe përkundër faktit se funksionojmë si shkollë në Prizren vetëm qe katër vite ne synojmë që në të ardhmen të arrijmë edhe më shumë suksese në fushën e edukimit dhe arsimit të brezave të rinj.
“Jemi të vetëdijshëm se përveç fushës akademike, të rëndësishme janë edhe edukimi e arsimimin në aspektin kulturor, sportiv dhe në fusha të tjera”, tha Yilmaz.
Ai përgëzon mësuesit dhe nxënësit e shkollës Maarif për angazhimin, punën e palodhshme dhe arritjet në mësime por edhe në aktivitet të tjera kulturore e sportive. Tutje ka shtuar Yilmaz se nga mësuesit përveç angazhimit në edukimin dhe arisimimin, nga ata më shumë kërkohet që të nxjerr në pah talentet e fshehura tek nxënësit.
Mësimdhënësja e artit, Dardane Alemdar Bardhi, shpërfaqë gëzimin e saj, si dhe shpreh admirim për nxënësit e saj që përmes pikturave dhe ngjyrave kanë shpërfaqur talentin e tyre dhe ndjesinë për botën që i rrethon, atë që shohin përtej të sotmes apo edhe atë që duan ta shohin në qytetit e tyre.
Pjesë e eventit me rastin e hapjes së ekspozitës së nxënësve të Shkollës Maarif, “Art Exhibit -përtej ngjyrave”, ishte edhe konsulli i Konsullatës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın, i cili shprehet i lumtur që është pjesë e këtij eventi në qytetin me historinë e lashtë, ‘Është e qartë se në kohën që jetojmë nuk mjafton që të bazohemi vetëm në kurrikulat zyrtare për të ofruar edukim e arsim cilësor. Normalisht se presim nga nxënësit që përveç nxënies sipas kurikulave, ata të shprehin edhe talentin e tyre në fusha të ndryshme, art, sport, kulturë etj. E kam parasysh dhe e di se shkollat Maarif kanë kapacitet dhe infrastrukturë të mjaftueshme për realizimin këtyre objektivave”, tha Ozaydin, transmeton Kosova Post.
Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ndihet krenar që në komunën e tij, ka një institucion arsimor të tillë çfarë është Shkolla Maarif, e cila tha, ai ka treguar suksese të kënaqshme si në edukimin dhe arsimimin, ashtu edhe në zbulimin e talentëve të rinj në fusha të ndryshme, art, kulturë, sport e gjetiu.
Ndërkohë Shehu, shpreh admirim dhe përgëzon nxënësit dhe mësimdhënësit që përmes kësaj ekspozite të pikturës rrisin vlerën kulturore të qytetit që mbanë mbi supe një histori të tërë që nga kohërat më të largëta. / Kosova Post