El Salvador, rrëmbehet dhe vritet një gazetare

El Salvador, rrëmbehet dhe vritet një gazetare

Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios.

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Turcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi, raporton aa. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Hetimi është në vazhdim e sipër. /KosovaPost/.