Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, i ka mahnitur të gjithë me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në “BBC Cardiff Singer of the World”.
“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, ka shkruar sopranoja.