Manchester United është eliminuar nga Carabao Cup. Arsenali ka prerë biletën për në fazën tjetër.
Djajtë e Kuq e nisën takimin me shumë ndryshime dhe Cristiano Ronaldon të lënë në shtëpi për të pushuar, por kjo i kushtoi në fund me eliminim nga Carabao Cup.
Në minutën e nëntë, vendasit u befasuan me golin e Lanzini, që i kaloi në epërsi mysafirët dhe nga ai moment, United u mundua deri në fund të bëjë diçka dhe të ndryshojë ndeshjen, duke futur lojtarë edhe në pjesën e dytë, por ishte e pamundur për ta dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit, duke i thënë kështu që tani lamtumirë garës së parë për sezonin 2021/22.