Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, riktheu llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, pothuajse dy vjet pas ndalimit, transmeton Kosova Post.
Llogaria e Trump-it tani është online dhe ka mbi 25 milionë ndjekës, megjithëse ai nuk ka postuar ende në Twitter.
Vendimi nga Musk vjen pasi shumica e përdoruesve votuan “pro” në një votim të hapur në Twitter të cilin u parashtrua pyetja nëse Trump duhet të lejohet të kthehet në rrjetin social.
“Njerëzit e thanë fjalën e tyre. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter.
“Zëri i popullit, zëri i Zotit”, tha ai.
“Riktheni ish-presidentin Trump”, ishte një votim i hapur të premten nga Musk, i cili mblodhi më shumë se 15 milionë vota.
Më shumë se 51,8 për qind e përdoruesve votuan “po”, ndërsa 48,2 për qind thanë “jo”.
Trump kishte rreth 88,8 milionë ndjekës kur Twitter pezulloi përgjithmonë llogarinë e ish-presidentit amerikan në janar 2021, duke përmendur si shkak “rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së dhe potencialin për më shumë dhunë”./aa