Deputeti Eman Rrahmani, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë se udhëzimi administrativ i vënë në vitin 2010, i cili ua ndalon vajzave bartjen e shamive në shkollat publike, duhet të ndryshohet, shkruan Kosova Post.
Rrahmani, i cili është anëtar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur, ka kërkuar nga Ministrja Arbërie Nagavci, që të zotohet për ndryshimin e këtij udhëzimi.
Çështja e shamisë, sipas tij, nuk duhet të ngatërrohet me uniformën fetare. “Kjo nuk i kontribuon debatit” – ka thënë ai.
Debati është duke vazhduar./KosovaPost/