Emiratet e Bashkuara Arabe, flitet se po përgatiten të lëshojnë një licencë federale për ofruesit e shërbimeve për asetet dixhitale (VASP) deri në fund të këtij tremujori për të tërhequr kompanitë më të mëdha të kriptove në botë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të Bloomberg, u tha se autoriteti përkatës në vend është në fazën përfundimtare për aranzhimet e lejeve që do të mundësojnë funksionimin e këtyre platformave.
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë për sa i përket vëllimit të tregtimit, mendohet të ketë një prani më të madhe në vend.
Thuhet se Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat planifikojnë të nxjerrin një rregullore mbarëkombëtare të licencimit për firmat e aseteve dixhitale, synojnë të konkurrojnë më fort me vende si Hong Kongu dhe Singapori, të cilat janë në rrugën e krijimit të një ekosistem plotësisht të rregulluar në fushën e kriptove tregtare.
Licencimi është tashmë në përdorim në disa rajone
Sipas informacioneve, mësohet se disa zona të ekonomisë së lirë në vend kanë dhënë tashmë leje për platforma. Sipas informacionit në një raport të publikuar nga qeveria, thuhet se Dubai Multi Commodities Center ka lëshuar 22 licenca, ndërsa Abu Dhabi Global Market ka 6 dhe Dubai Silicon Oasis Authority ka të paktën një.
Qendra Ndërkombëtare Financiare e Dubait, e cila është qendra e bankave të Wall Street në Lindjen e Mesme, aktualisht nuk ka një leje.
Deri në fund të vitit të kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin përfunduar raportin e vlerësimit të rrezikut me 14 pjesëmarrës të sektorit publik dhe 16 privat për të tërhequr më shumë investime.