Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe ai i Pentagonit Austin qëndruan për një vizitë zyrtare në Katar, transmeton Kosova Post.
Emiri i Katarit Sheikh Temim bin Hamad Al Thani diskutoi situatën në Afganistan me Sekretarin amerikan të Shtetit dhe atë të Mbrojtjes (SHBA), Antony Blinken dhe Lloyd Austin, shkruan AA.
Kreu i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Pentagonit, Blinken dhe Austin, qëndruan për një vizitë zyrtare në Katar, kurse Emiri i Katarit i priti në Pallatin Doha.
Zyra e Emirit të Katarit Al Thani njoftoi se gjatë takimit janë diskutuar një numër çështjesh bilaterale dhe rajonale, me theks zhvillimet në Afganistan.
Sekretarët amerikanë i përcollën Al Thanit një mesazh falënderimi dërguar atij nga presidenti amerikan Joe Biden për përpjekjet e tij në procesin e stabilizimit në Afganistan dhe rajon.
Katari është një nga vendet përmes të cilave SHBA evakuoi nga Afganistani qytetarët e saj dhe afganët që bashkëpunuan me forcat amerikane.