Ambasadori i Ukrainës në Francë ka kërkuar një kërkim falje nga një emision radiofonik francez i cili bëri shaka për “cirkun” e presidentit Volodymyr Zelensi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vadym Omelchenko tha se segmenti në RTL France ishte “pa ndjeshmëri” dhe “pa përgjegjësi”.
Ai ndau një video nga programi në të cilin një prezantues bën shaka për “cirkun Zelensky” që do të vijë “së shpejti pranë jush”, duke iu referuar turneut të fundit të presidentit ukrainas në disa vende evropiane.
Kërkoj një kërkimfalje nga ju për presidentin tim dhe popullin tim që po vuan dhe po lufton për lirinë e tyre por edhe tuajën”, shkroi ai në Twitter