Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot i mbush 23 vjet, përcjell KosovaPost.
Ai sot në ditën e tij të veçantë ka bërë një dedikim emocionues për babain e tij.
Thaçi tha se pikërisht në ditën kur lindi, ishte kohë lufte dhe babain nuk e kishte afër.
E njëjti fat po e përcjell atë edhe sot sikur para 23 vjetësh.
Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, që nga nëntori i vitit 2020 gjendet në Hagë duke u gjykuar për krime të luftës.