Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se subjekti i tij është në rrugë të mirë, për t’i arritur 50% të votave.
Kjo përgjigje e Haradinajt erdhi pasi moderator i emisionit “Prime Time” në i tha se parashikimet e analistëve politik në vend janë që AAK do të përfundojë si NISMA duke mos e kaluar pragun.
“Shumica e analistëve e ndjeki atë trend që e kanë dëgjuar njëherë dhe vazhdojnë me atë pa bërë një analize të të mirëfilltë të asaj çka ndodhë në të vërtetë AAK e ka një gjendje të mirë, jemi solid, kemi organizatë serioze. Këta analistët po e marrin trendin e ndryshimit. VV i ka vetëm 25 për qind votë te vetën 25 për qind janë votë e ndëshkimit. Nëse VV zhgënjen kthehet në votën bazë. Një zhgënjim që ka ndodhë me AAK na ka sjellë në pragun 7 për qind. Unë e kam një parashikim tjetër do të përfundojmë si VV do t’i mbërrijmë 50 për qind”, tha Haradinaj.