Arti islamik, është artikuluar mjaft bukur në mozaikët e xhamive. Arabeskat me motive florale, të shoqëruara me vargje kuranore, përbëjnë esencën e këtyre zbukurimeve, shkruan Kosova Post.
Në gjuhën arabe, fjala mesxhit, u referohet kuptimeve të vendeve për lutje (namaz). Ndërsa xhamia, në të vërtetë, është nënkuptuar më shumë se sa kaq.
Ato kanë shërbyer si vend tubime për besimtarët, për të kryer detyrat që ua shtron feja, si: namazi ditor, javor etj, por edhe si një institucion edukativ. Imami, përkatësisht kleriku i caktuar për t’iu prirë besimtarëve në namaz, ka shërbyer shpesh edhe si mualim. Mualimi ose mësuesi, ua ka dhënë mësimet e para fëmijëve për gjuhën, për fenë dhe edukatën islame përgjithësisht.
Megjithatë, roli i xhamive sot, ka ngelur vetëm tek funksioni bazë i tyre: si vend për falje.
Por, është interesant se si arkitektura e tyre e jashtme, sikundër enterieri i tyre i brendshëm, i tërheqë shumë të huajt.
Aya Sofia dhe Xhamia e Kaltër në Turqi, Xhamia e Madhe e Xi’an-it në Kinë, dhe shumë të tjera të njohura në botë, kanë tërhequr përherë shumë turistë.
Për më shumë, shihni fotot në vijim:
Xhamia e Sulltan Ahmed-it, Turqi