Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, vlerësoi aftësitë e Forcave të Armatosura Turke, duke potencuar shpirtin luftarak turk ardhur nga një traditë shekullore.
“Librat e historisë na përshkruajnë si një komb ushtarak. E kemi dëshmuar shumë herë se kur bëhet fjalë për mbrojtjen e atdheut. Të gjithë nga 7 deri në 77 vjeç vrapojmë për detyrë, por edhe diçka që është edhe më e rëndësishme: luftën e përfundojmë me sukses.
\\Duke krahasuar njerëzit tanë me shoqëritë e tjera, mund të kuptojmë lehtësisht se puna e një ushtari nuk është aq shumë punë armësh, por zemre.
Për shkak të traditës më të vjetër shtetërore në botë, nga e kaluara në të tashmen, ne jemi një vend me ushtrinë e vet,” tha Erdogan gjatë një fjalimi para stafit të një njësie ushtarake kufitare në provincën Hakkari, në kufirin me Irakun.
Ai kaloi më pas në planin gjeografik të pranisë turke: “Nga Siria në Libi, nga Iraku në Nagorno-Karabakh dhe nga Mesdheu në Egje, në shumë vende, ndihemi krenarë për sukseset tona. Sigurisht që nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu”, theksoi Erdogan.
Mesazhet e Erdogan vijnë nën hijen e një lufte, si ajo në Ukrainë, e cila trajtohet dhe si një praglufte e tretë botërore.